Vuçiq me gruan e Ivanoviqit ndez qirinj dhe kërkon drejtësi për vrasjen e politikanit

0 minutes, 57 seconds Read

Petar Petkoviq, shef i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka publikuar pamje nga nderimet që krerët e shtetit serbë i kanë bërë politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq në 5-vjetorin e vrasjes së tij.

Një nga të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojciq, që ndiqet nga drejtësia në Kosovë, shfaqet shpesh pranë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Por, Vuciq, sot ka bërë homazhe, i shoqëruar nga vartësit e tij dhe familjarë të Ivanoviqit të vrarë në Mitrovicën e Veriut.

Petkoviq ka shkruar se Serbia kërkon që rasti të zbardhet.

“Vuajtje për pesë vjet dhe familja e të torturuarit Oliver Ivanoviq po pret akoma për drejtësi. Ne nuk do të ndalemi së insistuari që autorët e këtij krimi të rëndë të sillen para drejtësisë. Edhe sot e dërgojmë këtë mesazh në mënyrë të qartë dhe të vazhdueshme, si shtet”, ka shkruar zyrtari serb.

Me qirinj në dorë, krah Vuciqit ishte edhe Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, gruaja e Ivanoviqit, Milena Ivanoviq dhe djali i saj.  

Publikime te ngjashme