fbpx

Vuçiq kur fletë me ndërkombëtarët luar rolin e viktimes, të deleguarit të Britanisë së Madhe për dialogun i thotë: “Ne do jemi konstruktivë…”

HomeLajmeRajoni

Vuçiq kur fletë me ndërkombëtarët luar rolin e viktimes, të deleguarit të Britanisë së Madhe për dialogun i thotë: “Ne do jemi konstruktivë…”

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka telefonuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq këtë të martë.

Kjo bisedë vjen në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kosovë-Serbi. Siç raporton N1, Vuçiq i ka thënë Peach-it se paqja dhe siguria janë të një rëndësie të madhe dhe që Serbia do të bëjë gjithçka për t’i ruajtur ato, transmeton KK.

“Por kjo nuk varet vetëm nga njëra palë”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.

“Si gjithmonë Serbia do të jetë konstruktive në përpjekjet për të gjetur zgjidhje kompromisi”, ka shtuar ai.

Më tej thuhet se Vuçiq dhe Peach janë pajtuar që Serbia dhe Britania e Madhe kanë përgjegjësi bashkëpunimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

x