Vuçiq: Kosova po planifikon blerjen e 100 automjeteve të blinduara! Do armatosemi

0 minutes, 55 seconds Read

Serbia do të investojë më shumë para në industrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë.

Lajmin e bëri të ditur vet Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë konferencës ndërkombëtare të mbrojtjes në Abu Dhabi, i cili deklaroi se po planifikohet të prokurohen 200 armë të rënda të prodhimit vendas në 2023-shin dhe 2024-të, të cilat kapin vlerën e 300 milionë eurove.

Vuçiq tha se armët serbe kanë ngjallur interes të madh edhe në Abu Dhabi duke theksuar se për vënien në zbatim të këtij plani ka diskutuar edhe me Kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Ministrin e Financave, Sinisha Mali.

Duke komentuar atë që e cilësoi si armatim të shfrenuar në të gjithë botën, Vuçiq tha se edhe Kosova po planifikon të blejë 100 automjete të blinduara deri në fund të vitit, pjesërisht nga donacionet, çka sipas tij është në kundërshtim “me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Sipas presidentit të Serbisë, bota nuk ka parë armatim kaq intensiv në të pakën 70-80 vitet e fundit.

Publikime te ngjashme