fbpx

Vuçiq: Këshilltarët e Scholz dhe Macron na prezantuan një kornizë komplet të re për dialogun me Kosovën

HomeLajmeRajoni

Vuçiq: Këshilltarët e Scholz dhe Macron na prezantuan një kornizë komplet të re për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media pas takimit më këshillin e sigurisë ka bërë të ditur për atë se çfarë kanë diskutuar brenda. Kreu i shtetit serb ka thënë se të premten mbrëma ka pasur një bisedë me këshilltarët e Macron dhe Scholz dhe se një bisedë e tillë s’ka qenë e lehtë.

Vuçiq gjithashtu ka treguar se ka marrë nga dy këshilltarët një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, e cila siç ka thënë ai duhet të çojë tek zgjidhja përfundimtare me Republikën e Kosovës, raporton N1, trasnmeton Express.

Vuçiq ka treguar se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë që në situata kur ka një luftë që po zhvillohet në Evropë, nuk ka nevojë për një tjetër konflikt të ri, derisa i kanë treguar se ka nevojë për një zgjidhje sa më shpejtë.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë dhe në thelb mund të them disa gjera. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë Vuçiq.

x