Vuçiq ka frikë, e pranon se dëshiron ta shmangë një marrëveshje të shpejtë me Kosovën

0 minutes, 45 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha kompanisë mediatike amerikane Bloomberg konfirmoi se s’e ka ndërmend t’i vendos sanksione Rusisë.

“Ne kemi qenë nën sanksione për gati dhjetë vjet, në fakt tetë vjet dhe nuk besojmë se kjo është zgjidhja”, tha Vuçiq.

Lidhur me dialogun Kosovës – Serbi, Vuçiq tha se është “shumë më realiste” të ecet përpara me hapa të vegjël, sesa “të presim ndonjë marrëveshje të madhe dhe të shpejtë që do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Duhet ta ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin mes dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër. Ne nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.

Publikime te ngjashme