fbpx

Vuçiq i pret ashpër Lajçakun e këshilltarët gjermano – francez: “S’ka njohje të Kosovës”

HomeLajmeRajoni

Vuçiq i pret ashpër Lajçakun e këshilltarët gjermano – francez: “S’ka njohje të Kosovës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, iu është qasur destruktivisht problematikës së dialogut Kosovë-Serbi në takimin me këshilltarët e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Francës dhe Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, duke thënë se nuk do ta njohë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur vetë Vuçiqi me anë të një njoftimi të lëshuar në ‘Instagram’, duke thënë se “nuk dorëzohet”, përcjell lajmi.net.

“Aktualisht jam duke biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, si dhe me këshilltarët për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Emanuel Bonn dhe Jens Pletner. Gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. S’ka dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

Përfaqësuesit e Macronit e Scholzit, bashkë me Lajçakun, vizituan të premten paraprakisht Kosovën, ku u takuan edhe me kryeministrin Albin Kurti. Emisari i BE-së përmendi një dinamikë të re të dialogut.

“Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe si ta dërgojmë procesin përpara Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiq. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”, deklaroi gjatë vizitës në Kosovë Lajçak.

x