fbpx

Vuçiq i drejtohet publikut për herë të parë pas marrëveshjes me Prishtinën dhe vendimit të Parlamentit Evropian për të “dënuar” Serbinë

HomeLajmeRajoni

Vuçiq i drejtohet publikut për herë të parë pas marrëveshjes me Prishtinën dhe vendimit të Parlamentit Evropian për të “dënuar” Serbinë

Pas takimit me anëtaren serbe të Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq dhe Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes me Prishtinën për targat në veri të vendit.

Bosnje-Hercegovinës, por edhe pas Rezolutës së Parlamentit Evropian që parashikon shqyrtim të mëtejshëm aksesin e vendit tonë në fondet evropiane.

Në atë dokument, vendeve anëtare rekomandohet të bëjnë përparim të mëtejshëm në negociatat me Serbinë vetëm nëse ajo respekton sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe bën përparim të dukshëm në reforma.

Mbrëmë vonë, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje pas takimit të delegacionit serb dhe atij të Kosovës në Bruksel, të udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq dhe zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emrat e qyteteve në Kosovë dhe Kosova do të pezullojë veprimet e mëtejshme lidhur me riregjistrimin e automjeteve.

“Do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”, tha ai.