fbpx

Vuçiq: Edhe një vend po e tërheq njohjen e Kosovës

HomeLajmeKosovë

Vuçiq: Edhe një vend po e tërheq njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për mediat serbe, të cilën e ka organizuar në Nju Jork, ka pretenduar se edhe një vend është i gatshëm “të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Dua të them se kam lajme të mira për qytetarët e Serbisë. Mora edhe një notë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Unë vetëm dua t’u them qytetarëve të Serbisë se kjo është edhe një dosje më shumë në kasafortën e shtetit tonë, ne kemi edhe një notë më tepër, kështu që po forcojmë dhe fuqizojmë pozitën tonë, të paktën në këtë organizatë, dhe do të vazhdojmë të punojmë në të dhe do të luftojmë por do të heshtim për sa kohë që ata të mos fillojnë të hyjnë në disa institucione të reja dhe në momentin që do të fillojnë, ata do të habiten nga numri i vendeve që mendojnë ndryshe dhe se kjo është shumica e qartë që kemi sot në OKB. A do të na ndihmojë kjo të shmangim të gjitha presionet dhe problemet me të cilat do të përballemi – nuk do të ndihmojë, por kjo është krejt ajo çfarë mund të bëjmë”, ka pretenduar presidenti serb.

x