fbpx

Vuçiq e konfrimon se perendimi po i kërkon të heq dorë nga Kosova dhe të marrë një ‘dhuratë të vogël’

HomeLajmeKosovë

Vuçiq e konfrimon se perendimi po i kërkon të heq dorë nga Kosova dhe të marrë një ‘dhuratë të vogël’

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se po u kërkohet të heqin dorë nga Kosova për të marrë “një dhuratë të vogël”.

Ai në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë deklaroi se ka presion nga vendet e perëndimit për njohjen e Kosovës.

“Dhe ajo ana e drejtë e historisë ju thotë të hiqni dorë nga Kosova, sepse vetëm atëherë do të merrni një dhuratë të vogël dhe nëse nuk ju themi saktësisht se cila do të jetë ajo dhuratë e vogël, ajo do të jetë ende e vogël. Dhe nëse ju shkon ndërmend të refuzoni vetëm të anuloni, atëherë jeni në telashe. Unë po ju them vetëm këtë që të dini vetëm një gjë. Sot askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiq, për shkak të pozitës së presidentit të Serbisë, e kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Dhe dua që të gjithë ta dini se, siç e shihni, është hera e parë që flas hapur kështu. Asgjë nuk mjafton, thonë se problemi i tyre janë refugjatët, unë nuk kam problem, ne do të heqim vizat, disa nga ato vende kanë një regjim pa viza që nga viti 1965, si Tunizia, për 57 vjet”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nuk do të ishte e mjaftueshme që Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë. Ai ka thënë se kjo po përdoret si shkop për të goditur Serbinë në të gjitha forumet.

“Le të vendosim sanksione, sepse ata i shqetëson që ekziston një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e opinionit të lirë. Vetëm mendimi i saj, asgjë më shumë, që nuk kërcënoi askënd, që nuk sulmoi askënd, që nuk shkeli në tokën e tjetrit, ashtu siç “Kosova nuk ishin kurrë toka e dikujt tjetër”, ne nuk sulmuam asnjë vend, por ne u ndëshkuam mizorisht. Më mizorisht se Iraku dhe Afganistani, sepse atyre nuk ja ndanë Basrën nga Bagdadi dhe nuk ia ndan Kandaharin nga Kabuli, më mizorisht se Siria sepse nuk ia u ndanë as Alepon e as Damaskun, dhe nëse i lëmë të gjitha këto mënjanë, zgjedhje të vështira na presin në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb ka folur edhe për takimin e sotëm me emisarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Vuëiq ka thënë se nga ky takim nuk pret asgjë, njofton KP