fbpx

Vuçiq: Amerikanët na dëgjuan e hoqën pikën ku kërkonin njohjen e Kosovës

HomeLajmeRajoni

Vuçiq: Amerikanët na dëgjuan e hoqën pikën ku kërkonin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas Vuciq, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.

 “Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq.

COMMENTS