fbpx

Vuçiç revoltohet keq me pyetjën e gazetarit kroat: “Pse dekorove Sheshelin?”

HomeLajmeRajoni

Vuçiç revoltohet keq me pyetjën e gazetarit kroat: “Pse dekorove Sheshelin?”

Hiç mirë nuk i erdhi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar kroat rreth dekorimit të KRlMlNELIT famëkeq të Iuftës, njëherit edhe ish-shef politik i tij, Vojisllav Sheshel, nga Kisha Ortodokse Serbe.

Pyetja e gazetarit ishte nëse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, edhe ashtu të lënduara, do të zbeheshin edhe më tej nga fakti i dekorimit të KRlMlNELIT të dënuar të Iuftës, Vojisllav Sheshel.

“Nga kush u dekorua?”, tha me nervozizëm Aleksandër Vuçiq.

“E dekoroi një dioçezë”, tha ai duke provuar të reduktojë dekoratën në një degë të vetme të Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht asaj se dioçezat kanë rregulla të rrepta kontrolli vendimarrjeje nga hierarkia nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Ju [kroatët] çdo ditë veçoni kriminelë që kanë vrarë serbë, ju bëni filma atyre, dhe s’jeni të ndjeshëm ndaj kësaj fare”, tha presidenti serb.

Rreth asaj se ai se Sheshel “është” KRlMlNEL i Iuftës, Vuçiç përsëri provoi ta skejojë kontastitimit. “Dhe po, me këto tuajat, ata kthenë verdiktet në tre në dy. Kur dënohen, pastaj kthehen, e më pastaj bëhen heronj për shkak të tre në dy verdikte”.

“Pyetini gjykimet e dioçezave kompetente të Kishës Ortodokse Serbe”, tha ai.

“Sepse unë s’jam as papë, as peshkop, as patriark, e as asgjë tjetër, dhe s’më shkon mendja të jem”, vazhdoi ai, transmetoi “Index.hr”.

Vuçiç vazhdoi të provoj të tregojë se gjoja Kisha Ortodokse Serbe është e ndarë nga shteti, dhe se janë shtet sekular, megjithëse ka një numër rezolutash të miratuara në Parlamentin Evropian që thonë një realitet krejtësisht tjetër.

“Në vendin tonë, Kisha është shumë e pavarur në lidhje me shtetin. Nuk e di se si është te ju kroatët, por ne jemi tejet krenarë me sekularitetin në vendin tonë”, vazhdoi ai.

Vuçiç doli edhe në temën e vizitës në Jasenovac, e cila para ca kohësh iu ndalua nga autoritetet kroate, pasi që u zbulua se provonte të futej në territor si klandestin e jo si president i një vendi.

“Nuk e di çfarë t’ju them. Kjo është e tëra çfarë mund t’ju them. Secili nga ta kë të drejtë të merr vendime si njerëz të lirë, dhe shteti nuk është i përfshirë. Më lini t’ju them, se e shoh që mezi po prisni që të vijë në Jasenovac për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të juauja. E shijoj dhe mezi pres të vijë të vendos lule dhe t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve të juaja”, ka thënë mes tjerash Aleksandër Vuçiç.

x