fbpx

Vuçiç pas takimit me Scholz: U befasova nga kërkesa për njohje reciproke me Kosovën, s’ka qenë kështu më parë

HomeLajmeRajoni

Vuçiç pas takimit me Scholz: U befasova nga kërkesa për njohje reciproke me Kosovën, s’ka qenë kështu më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur i befasuar nga kërkesa e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për njohje reciproke me Kosovën.

“Ne nuk reagojmë në atë mënyrë që të veprojmë ndaj presionit, sepse dikush na kërcënon. Tani kemi dëgjuar për herë të parë që kërkohet njohje reciproke. Kjo nuk ka qenë deri tani, askush nuk ka folur për këtë në Evropë. përveç amerikanëve që kanë folur për këtë në tri vitet e fundit”, ka deklaruar Vuçiç në konferencë të përbashkët për media me Scholz.

“Serbia nuk refuzoi asnjë takim, ne iu përgjigjëm çdo ftese. Mos u zemëroni se qëndrimi juaj ndaj Serbisë është i ndryshëm nga i yni. Aq sa ju e doni integritetin territorial të Ukrainës, ne e duam integritetin tonë territorial në Kosovë”, tha Vuçiç duke përsëritur se edhe për të “është befasi kërkesa për njohje reciproke”.

Kërkesën për njohje reciproke tërthorazi e bëri Scholz gjatë konferencës në Kosovë, kur tha se është e paimagjinueshme që vendet që nuk e njohin njëri-tjetrin të pranohen në BE

Turneu dyditor i Olaf Scholz nëpër Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari filloi me vizitën e sotme në Kosovë dhe Serbi.

Sipas Zyrës për Shtyp dhe Informacion të Qeverisë Federale të Gjermanisë, kancelari gjerman do të udhëtojë për në Selanik pas Beogradit, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, për darkë me përfaqësues të vendeve të iniciativës rajonale “Bashkëpunimi i Evropës Juglindore”. Procesi”.

Më pas, një vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari është planifikuar për 11 qershor.

COMMENTS

x