fbpx

Vuçiç nuk ndal kërcenimet: “Një gjakderdhje e paparë ka pasur rrezik të ndodhë në qershor”

HomeLajmeRajoni

Vuçiç nuk ndal kërcenimet: “Një gjakderdhje e paparë ka pasur rrezik të ndodhë në qershor”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se me dorëheqjet e serbëve nga institucionet në Kosovë do të ndodhin ndryshime të mëdha politike, thuajse tektonike.

Vuçiç, në emisionin “Hit Tweet”, i pyetur nëse perceptimi i publikut është real kur flet për faktin se kjo është situata më e vështirë në histori, tha se “nuk mund të them se është një moment i lehtë, por nuk është as i pari dhe as i fundit”.

Duke folur për tensionet në Veri, presidenti serb deklaroi se “një gjakderdhje e paharruar ka pasur rrezik të ndodhë në qershor”.

“Serbët gjithmonë kanë dashur të largohen nga institucionet sa herë Prishtina bënte diçka, por unë i këshilloja që të rrinë dhe ata më dëgjonin, sepse gjithmonë kam qenë me ta. Ata më besuan, i kam ndaluar së paku 20 herë. Pastaj erdhi qershori – është hera e parë që po e them – atë natë ka pasur mundësi të bëhej një gjakderdhje shumë e madhe e paharrueshme”, deklaroi Vuçiç.

“I luta serbët që t’i lëviznin barrikadat. Pas 11 orësh se do ta bënin meqë i luta, përndryshe nuk do ta bënin për dikë tjetër. Shkova në Bruksel në gusht, e dija se duhet të bëj diçka sepse s’mund t’i lija serbët që të vijnë në Serbi me viza”.