fbpx

Vuçic bënë bashkë në Beograd nacionalistet Dodik e patriarkun Porfirije, së bashku kërcenojnë Kosovën

HomeLajmeRajoni

Vuçic bënë bashkë në Beograd nacionalistet Dodik e patriarkun Porfirije, së bashku kërcenojnë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të bëjë drama nga Beogradi dhe të nxis përplasje në veri të Kosovës. Pasi ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Borcan-Harçenko, Vuçiq rreth orës 15 e ka përfunduar takimin me patriarkun serb, Porfirije.

Në takim ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Jemi të vendosur të mbrojmë fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë Vuçiq pas këtij takimi.

“Me Shenjtërinë e Tij Patriarkun Serb, Porfirije dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ndava shqetësimet e mia për të gjitha sfidat dhe presionet me të cilat përballet populli ynë në Kosovë dhe shteti serb”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Ballkani.info