Vrau me kallashnikov ish gruan e tij dhe një prej familjarëve të saj, autori vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu

1 minute, 26 seconds Read

Ramazan Kuta, autori i krimit në familje të ndodhur në Tiranë kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte vënë në pranga pikërisht për dhunën ndaj ish bashkëshortes së tij, e cila mbeti e vdekur ditën e sotme pas të shtënave me kallashnikov.

Një grua 31-vjeçare ka mbetur e vrarë në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”. Policia tha se, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Lajmin e vrasjes e dha për mediat zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, teksa po jepte detaje për vrasjen e dyfishtë në Paskuqan, ku Dan Hutra rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Publikime te ngjashme