fbpx

Vrasje si në filmat aksion/ Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi, autorët e maskuar dalin nga makina

HomeLajmeShqiperi

Vrasje si në filmat aksion/ Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi, autorët e maskuar dalin nga makina

Një vrasje si në filmat aksion është ajo që tregojnë kamerat e sigurisë në ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi. Ai mbeti i vrarë mëngjesin e nëntorit të vitit të kaluar ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka nga kjo ngjarje e rëndë.

Në video shihet se si një automjet tip Toyota afrohet pranë ish-policit, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin.

Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.

Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mes familjes Reçi dhe asaj Martinaj. Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës, transmeton Abc News.

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi.

Tre të rinjtë u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës të dielën e 17 korrikut teksa po udhëtonin në një automjet Volksëagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit. Ndaj tyre u qëlluan me breshëri automatiku dhe sipas të dhënave ndaj tyre u gjuajtën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

COMMENTS

x