Vrasja në Prizren, gjenden prova të reja nga regjistruesi i videove te kasaforta e “Kobrës”

0 minutes, 56 seconds Read

Një DVR (regjistrues videosh) është gjetur në shtëpinë e një prej personave të arrestuar, pjesë e grupit të Kobrës, në lidhje me vrasjen e Visart Cengut.

Dyshohet se ajo video regjistruese të jetë ajo që është zhdukur nga lokali “Kobra City” në Prizren, natën kur ndodhi krimi, ku besohet se janë ruajtur materialet filmike të kamerave të sigurisë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, nga motivi i nisjes së konfliktit, deri tek të shtënat që morën jetën e Cengut dhe plagosën mikun e tij Rufgen Shehu.

Nga ana tjetër në banesën e autorit kryesorë të dyshuar, Dibran Hoxhajt, (Kobra), është gjetur një kasafortë e cila pritet të hapet përmes një procedure të veçantë, edhe në pranin e agjentëve anti-eksploziv. Sasi municionesh dhe një granatë dore, i janë bashkëngjitur dosjes hetimore si prova të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve.

Ditën e djeshme, të enjten 5 janar, Gjykata Themelore e Prizrenit la në burg për 30 ditë Dibran Hoxhajn dhe pesë personat e tjerë të arrestuar mbi ngjarjen e rëndë./Express

Publikime te ngjashme