Connect with us

Kosovë

Vrasja në Llaushë: Këto janë dy zyrtaret ndaj të cilave Haxhiu kërkon të merren masa

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj dy personave pas vrasjes së gruas nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt.

Haxhiu ka kërkuar që masa të merren ndaj prokurores kujdestare e cila ka kërkuar që rasti të konsiderohet dhunë në familje dhe përkundër saj kishte kërkuar që të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, mbrojtësja e viktimave sipas Haxhiut ka kërkuar dërgim me email të lëndës, në vend që të shkonte tek viktima sa ajo ishte në polici.

“Dy gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Sipas informatave zyrtare, prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë!

Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që të mos ketë tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje pra që dhunuesit të shkojnë prapa grilave, sërish neglizhohen këto raste të ndjeshme.

Ndërsa mbrojtësja e viktimave paska kërkuar dërgim me email të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.

Dy gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht!.

Advertisement
Comments