fbpx

Vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas: Policia në kërkim edhe të një personi tjetër

HomeLajmeKosovë

Vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas: Policia në kërkim edhe të një personi tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së në Nekovc të Drenasit më datë 22 gusht.

Por është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast, por ende nuk ka arritur ta kapë, pra i njejti gjendet në arrati.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se policia e ka kërkuar personin në fjalë në fshatin Nekovc, në shtëpinë e vëllait të Shaban Sylës (i burgosur në Dubravë, djali i tij i arrestuar është i dyshuari kryesore), por nuk e ka gjetur, përkundër se kishte marrë informatë se gjendet aty.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë njësitet e policisë kanë shkuar në Nekovc të Drenasit për ta kapur të dyshuarin e katërt, por parezultat.

Policia thotë se lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhë në fshatin Nekovc të Drenasit, me datën 22 gusht 2020, hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake po vazhdojnë të ndërmarrin veprimet operative dhe hetimore në përputhje me autorizimet që kanë.

“Përveç tre personave të dyshuar që janë vetëdorzuar , policia është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast. Sa i përket pyetjeve tuaja ju njoftojmë se mbrëmë rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se peson i cili është në kërkim ndodhet në atë zonë dhe menjëherë nga ana e zyrtarëve policor, në koordinim me prokurorin (urdhër verbal), në dy lokacione (në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e një të afërmi), është kërkuar personi i dyshuar, mirëpo nuk është hasur nga policia”, ka thënë Policia.

Policia thotë se që nga data 27 gusht, rasti është proceduar në prokurori dhe çdo veprim që merret nga ana e policisë bëhet në koordinim të plotë me prokurorinë.

COMMENTS

x