Vrasja e Haklajve, mediet raportojnë për mundësinë e hapjes së dosjes së Tropojës

1 minute, 20 seconds Read

Sigurisht, shumë qytetarë të Kosovës kanë dëgjuar për “Dosjen Haklaj”, ashtu siç njihen vrasjet e shumta në Trupojë, përfshirë të familjes së Haklajve, e cila ende ka mbetur e pandriçuar. Në lidhje me këto vrasje gjatë viteve 90-ta, të cilat bënë shumë bujë, duket se ka disa zhvillime të reja, dy dekada pas këtyre ngjarjeve.

Sipas Ora News, medie e njohur nga shqipëria, duke u thirur në burime e saj, motra e Haklajve, Aishe Haklaj, është paraqitur në ambientet e SPAK, që është Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë.

“Motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur pranë ambiemteve të strukturës antikorropsion, SPAK, 1 orë më parë. Burime për Ora Neës konfirmojnë se Haklaj ka qenë e shoqëruar me avokatin Idajet Beqiri, por në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo ka hyrë e vetme.” – raporton Ora News.

Tutje, kjo media thotë se nuk dihen arsyet se pse zonja Halkaj është parë në ambientet e SPAK-ut.

“Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.” – shkruan media nga Shqipëria.

Media në fjalë e përmend edhe emrin e Sali Berishë, ish-kryeministër e ish-president i Shqipërisë.

“Dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Ajshe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.” – përfundon artikulli.

Publikime te ngjashme