fbpx

Von Der Leyen nesër viziton Kosovën

HomeLajmeKosovë

Von Der Leyen nesër viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një turne vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Ajo sot po qëndron në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër në mëngjes do të mbërrijë në Kosovë.

“Nesër në mëngjes, von der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, e cila do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Arsyeja, sipas njoftimit zyrta e është Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan, gjegjësisht në raport me energjinë dhe manipulimin e tregjeve. Tutje thuhet se shefja e KE-së do të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.

Pas Kosovës, shefja e KE-së do të udhëtojë në Shqipëri ku do të ketë takime me krerët e shtetit atje.

Ndërsa më pas do të udhëtojë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi si dhe në Mal të Zi.