fbpx

Von Cramon thirrje BE-së: Tani është koha për heqjen e vizave për Kosovën

HomeLajmeKosovë

Von Cramon thirrje BE-së: Tani është koha për heqjen e vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor.

Në katër vjetorin kur Komisioni Evropian për herë të dytë konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heq vizat për kosovarët.

Ajo këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, ka shkruar Von Cramon.

COMMENTS

x