Von Cramon për marrëveshjën Kosovë-Serbi: “Nëse zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon”

0 minutes, 41 seconds Read

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se edhe pse aneksi doli të jetë më pak i detajuar sesa që pritej, nëse e gjitha zbatohet me shpejtësi, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas saj ky është një hap drejt integrimit në BE për të dyja vendet.

“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, ka shkruar Cramon në Twitter./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme