fbpx

Vladimir Putin uron Begajn, presidentin e ri të Shqipërisë: Shëndet dhe sukses në detyrën e lartë

HomeLajmeShqiperi

Vladimir Putin uron Begajn, presidentin e ri të Shqipërisë: Shëndet dhe sukses në detyrën e lartë

Urimi për Bajram Begajn nga Putini u bë i njohur nga faqja zyrtare e ambasadës ruse ne Shqipëri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“President i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjet e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uron shëndet dhe sukses në detyrën e tij më të lartë të shtetit”, shkruan ambasada ruse në Facebook.

Kujtojmë se gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë me 4 qershor.

Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë Begaj  mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën. Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit që votuan kundër kësaj kandidature, shprehën si shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President.

COMMENTS

x