Vjen reagimi i parë nga LDK pasi Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së

HomeLajmeKosovë

Vjen reagimi i parë nga LDK pasi Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar pas zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Bajram Gecaj i LDK-së, me anë të një postimi në Facebook uroi Krasniqin, duke vlerësuar se tashmë u bë më mirë se që ishte për PDK-në.

“Më mirë se ç’ishte … urime pozita e Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, djali i mikut tim dhe njërit nga themeluesit e LDK-së!”, shkruan Gecaj.

Krasniqin e uruan për postin e ri bashkëpartiakët e tij, por edhe disa anëtarë të partive të tjera.

COMMENTS