fbpx

Vjen përgjigjja e Komisionit të Venecias, kjo është arsyeja pse Kurti e Haxhiu thirrën konferencë

HomeLajmeKosovë

Vjen përgjigjja e Komisionit të Venecias, kjo është arsyeja pse Kurti e Haxhiu thirrën konferencë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu, sot kanë thirrur konferencë për media në orën 13:30.

Në njoftimin e tyre nuk tregohej tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi, por Demokracia.com nga burime të afërta me Qeverinë ka mësuar se Kurti e Haxhiu do të flasin për procesin e vetingut dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë, pasi që tani kanë pranuar opinionet e Komisionit të Venecias.

Demokracia.com ka mësuar se Komisioni i Venecias në opinionin e vet i hap rrugë procesit të vetingut, ku pritet të bëhen ndryshime kushtetuese në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, për Projektligjin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Demokracia.com ka mësuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë disa rekomandime për ndryshime të disa neneve në kuadër të atij projektligji.

Kuvendi i Kosovës kishte dërguar kërkesë për opinion për Projektligjin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Komisionin e Venecias. Ndërsa, ministrja Albulena Haxhiu kishte deklaruar se në muajin qershor pritet që ky komision të japë qëndrim rreth këtij projektligji.

COMMENTS

x