fbpx

Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

HomeLajmeKosovë

Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuart se ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Sipas SHKK’së, dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

“ Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje  Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas këtij rasti, ka dhënë dje dorëheqje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Meheti.

x