fbpx

Vjen alarmi për Kosovën/ Kelmendi: Veriu mund të goditet nga forcat terroriste serbo-ruse – ja si të veprohet!

HomeLajmeKosovë

Vjen alarmi për Kosovën/ Kelmendi: Veriu mund të goditet nga forcat terroriste serbo-ruse – ja si të veprohet!

Situata aktuale në Kosovë vazhdon të jetë e trazuar, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Kjo, pasi vetëm ditë më parë Lista Serbe dhe qytetarët serbë vendosën që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, si shenjë e pakënaqësisë për vendimin e targave ilegale serbe.

Kësisoj, nuk munguan as kërcënimet dhe provokimet nga udhëheqësit serbë.
Ishte, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ai që kërcënoi me konflikt të armatosur.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Daçiq.

E për situatën e krijuar në vend dhe mundësinë e ‘ndezjes’ së një konflikti të ri Kosovë-Serbi në një prononcim për “Bota sot” foli profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

Fillimisht, ai paralajëmroi se pas 21 nëntorit, Serbia do t’i vë në veprim kriminelët serbë dhe bandat ruse të Vangerit të organizuara në veri.

Image

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

“Pozita e Ballkanit Perëndimor është në vrojtim të vazhdueshëm nga NATO, SHBA-të, Anglia, RFGJ, Franca etj.

Këtë e ka bërë të qartë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, z Stoltenberg, në bisedat telefonike me zyrtarët kriminelë të Beogradit. Këtë e di Serbia.

Natyrisht se pas datës 21, nëse Kosova nuk e pezullon vendimin mbi targa, Serbia do të protestojë dhe kriminelët serbë dhe bandat ruse të Vangerit të organizuara në veri do t’i vë në veprime, ndoshta edhe terroriste, duke vendosë bllokada, protestues e duke kryer aksione terroriste kundër forcave policore të pushtetit në Republiken e Kosovës. Këtë mund ta bëjë shteti serb.

E tërë kjo bëhet për të vendosur këtë pjesë nën Rezolutën 1244, duke e kthyer UNMIK-un në veri dhe duke vendosur KFOR-in, pa polici, administratë dhe pushtet të Republikës. Mundet që të veprojë edhe për pushtimin e kësaj ane të Kosovës. Kjo do të varet nga situata”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Kelmendi përmendi edhe një skenar që mund të ndodhë e që është i ngjashëm me atë të rusëve në Donbas dhe Luhansk.

“Skenari është i njëjtë si i rusëve në Donbas dhe Luhansk. Një aksion i tillë pritet të ndodhi pas datës 21 nëntor 2022, nga forcat e organizuara serbe dhe ruse të vendosura në veri dhe këtë e përkrah dhe e organizon Serbia.

Këtë e dijnë në BE, në NATO dhe në qendrat vendimmarrëse në Perëndim.

Beogradi është nën presion të lartë të Moskës. Nga fjalori i kriminelit i Vuçiq dhe Daçiq, vërehet presioni rus për të shkuar në aksione terroriste”, shpejgoi profesori.

Më tej, ai kërkoi nga Kosova që të mobilizohet dhe të forcojë radhët e pushtetit në veri.

Beogradi është i detyruar të veprojë. Kuptohet se Kosova kërkohet të mobilizohet dhe të forcojë radhët e pushtetit në veri, por pa rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të forcave policore të vendosura atje. Mbrojtja e vendit është detyrë mbi detyrat.

E mira kishte me qenë që Qeveria e Kosovës të pezullojë vendimin per targa dhe të kërkojë që urgjentisht çështja të merret nën kontroll nga SHBA-të. A do të bëhet kjo nuk e di! Situata tregon se jo”, nënvizoi Kelmendi.

Ndër të tjera, profesori potencoi faktin se juridikisht kryeministri Kurti ka të drejtë në vendimin e tij për targat, pasi nuk mund të tolerohen më kriminelët serbë.

Po ashtu, ai përmendi edhe Asociacionin, ku tha se nuk duhet të lejohet të ndodhë pasi do të ishte ndarje e Kosovës.