Kosovë
Vitia thumbon Kamishin! Thotë se deklaratat e pa përgjegjshme të tij bënë që qytetarët të refuzonin vaksinën
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, edhe pse jo në mënyrë direkte, e ka thumbuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Vitia u shprehë se disa deklarata të papërgjegjshme bën që vaksinat “AstraZeneca” që ishin donacion nga Norvegjia të mos pranohen nga qytetarët dhe si shkak i kësaj, afati i atyre vaksinave ka skaduar gjatë kësaj jave.
“Disa deklarata të papërgjegjshme jo vetëm për vaksinën AstraZeneca por edhe për afatin e skadimit bën që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë për vaksinimin me këtë vaksinë. Ne kur kemi filluar vaksinimin me këtë vaksinë dhe kur ju kemi bërë qytetarëve, nga 14 15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri i të interesuarve ka rënë në 5 mijë 6 mijë të tillë, një pjesë e madhe e atyre që kanë pasur termin dhe kanë shkuar të vaksinohen, nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë marr vesh që është vaksina AstraZeneca për shkak të këtyre deklaratave”, u shprehë Vitia.
