Vitia përplaset ashpër me Haxhiun e Zemajn për çështjen e pandemisë: Po ec mbi viktimat!

HomeLajmeKosovë

Vitia përplaset ashpër me Haxhiun e Zemajn për çështjen e pandemisë: Po ec mbi viktimat!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati një përplasje të ashpër me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe atë të LDK-së, Armend Zemaj, për çështjen e menaxhimit të pandemisë.

Debati u fillua nga Haxhiu, i cili tha se Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet për të diskutuar mbrojtjen e qytetarëve, apo për vaksinimin. “Do doja ta diskutoja këtë me një ministër kredibil, që i merr seriozisht idetë e deputetëve”, shtoi ai.

“Ky ministër e demanton vetveten, por në ndërvedije e tregon të vërtetën. Aq lehtë dhe me shumë relaks thotë që u mund pandemia, aq lehtë ec mbi viktima. Kjo është e papërgjegjshme, kjo është frikësuese për këtë njeri. Kjo është tepër e frikshme. 45 ditë, 624 qytetarë kanë vdekur para syve. Dhe del thu për 45 ditë e kemi vënë nën kontroll variantin Delta. Kjo është e frikshme. 4 muaj që ka ardhur varianti Delta në Kosovë. Ndërpre këtë logjikë. Me masat që i ke marrë në korrik, i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, deklaroi Zemaj.

Ndërkohë, Vitia i është përgjigjur dy deputetëve, duke thënë: “Një prej arsyeve që deshta të përgjigjem për ju Zemaj është për shkak të njohurive elementare që keni në fushë dhe je njohur me situatën. Pse nuk kemi pasur vaksina deri në kohën tuaj? Krejt ajo çka thatë është dezinformatë. Ju as nuk keni bërë thirrje për vaksinim, lërë që s’keni siguruar vaksina. Edhe Haxhiu po shpif, sepse unë i kam marrë me seriozitet vërejtjet e deputetëve. Mos iu besoni doktorëve… disa doktorëve”, u shpreh Vitia.

COMMENTS