fbpx

Vitamina C + zink në formulim liposomal, kombinim i hatashëm për shëndetin e njeriut!

HomeLifestyleShendetësi

Vitamina C + zink në formulim liposomal, kombinim i hatashëm për shëndetin e njeriut!

Nga shumica e shtesave ushqimore konvencionale, vetëm një pjesë e vogël merret përfundimisht nga trupi. Ne duam të revolucionarizojmë tregun e suplementeve ushqimore. Zgjidhja jonë: LIPOZOMET.

E vetmja alternative efikase përveç injektimit. Përbërësit aktivë janë të kapsuluar në lipozome të vogla nanoskopike dhe shpërndahen në mënyrë të sigurt përmes sistemit të tretjes. Përthithja kështu mund të rritet deri në 98%.

Kombinimi i Vitaminës C me Zink në formulim liposomal maksimalizon efektin e këtyre dy përbërësve aktiv, duke ofruar kështu produktin më efikas për marrjen e tyre.

Zinku është një mineral esencial për metabolizmin tonë, i cili në përgjithësi vepron si faktor i përbashkët(cofactor) për enzimat. Kjo u mundëson qelizave tona, nëse Zinku është i pranishëm në një nivel të mjaftueshëm, të mbajnë sistem të shëndetshëm imunitar, të veprojnë kundër stresit oksidativ. Ndihmon në mirëmbajtjen e strukturave të indeve tona lidhëse në flokë, lëkurë, thonjë dhe kocka.

Vitamina C në këtë formulim mbështet një funksion të shëndetshëm imunitar dhe mund të zvogëlojë lodhjen ndërsa në të njëjtën kohë mbështet formimin e kolagjenit.

Efektet anësore të asocuara me këta dy përbërës janë te reduktuara maksimalisht për të mos thënë eliminuar, pasi që enkapsulimi në lipozome në parim e ofron një gjë të tillë.

Formulimet e lëngshme të ActiNovo përmbajnë gjithashtu fosfolipide të vlefshme nga luledielli, me një përmbajtje të lartë të fosfatidilkolinës dhe vetëm përbërës të certifikuar. Fosfolipidet janë blloqet ndërtuese të qelizave njerëzore.

COMMENTS