fbpx

Virusi që po vret fëmijë, të rinj e pleq

HomeShendetësi

Virusi që po vret fëmijë, të rinj e pleq

Koronavirusi për çdo ditë po u merr jetën kosovarëve. Kujdesi është mbrojtja më e sigurt.

Vetëm ata që kanë humbur një fëmijë, e kuptojnë zemrën e kësaj nëne.

Nuk ka ndjenjë më të rëndë, për një prind kur lutet për shpirtin e fëmijës të vdekur.

Asgjë tjetër nuk i mbeti kësaj nëne nga Rubovci i Kamenicës, e cila javën që shkoi përcolli për në varr, djalin e saj, Bersant Rahimaj.

Gjithçka tjetër është e kotë, kur lutjet drejtuar Allahut, janë i vetmi ngushëllim për familjen që humbi një djalë në moshën 27 vjeçare.

Një djalë i ri që kishte studiuar për arkitekturë, ka projektuar ndryshe të ardhmen.

Por gjithçka iu pre në mes duke lënë të pakurorëzuar me martesë edhe dashurinë që kishte me Vildanen.

Ishte në mesin e këtyre vogëlusheve të shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Kush e di sa ëndrra kishte Amar Gjota, nxënësi klasës së katërt.

Por gjithçka mori fund për të me 22 korrik.

13-vjecari nga Prishtina humbi betejën me COVID-19 në një spital në Shkup.

E një jetë tjetër u shua këtu në Prishtinë, ende pa nisur.

Ajo po rritej brenda trupit të nënës nga Gjakova e prekur me COVID-19.

Nëna e re vdiq; duke luftuar deri në fund për jetën e saj dhe të foshnjës që e kishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Kush e di sa lutje të ngjashme janë bërë këto ditë, kur jeta e njeriut po shuhet kaq shpejt nga ky virus vdekjeprurës.

Kush e di sa jetë do marrin fund nga kjo pandemi që ka përfshi globin.

Tash kur bota ndodhet para një sfide të rendë, me e pakta që duhet të bëjmë është t’u bindemi këshillave të profesionistëve.

COMMENTS

x