fbpx

Video të të dyshuarve që vranë me 17 plumba taksistin në Gjilan

HomeKosovë

Video të të dyshuarve që vranë me 17 plumba taksistin në Gjilan

Më 12 shtator të vitit të kaluar, qyteti i Gjilanit u trondit nga një vrasje që ndodhi në një kafene afër parkut të qytetit, ku u ekzekutua me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli. Për këtë rast po dyshohen katër persona. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi u arrestua para dy ditësh.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit. Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tre të dyshuarit Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli ndodhen në paraburgim që disa muaj. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi, po ashtu ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, por më pas ishte liruar.

Policia njoftoi dje për arrestimin e tij, si i dyshuar për këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

COMMENTS

x