Vetëvendosje e mohon se aktivistë të saj kanë sulmuar me vezë kandidatin e LDK-së në Prishtinë!

HomeLajmeKosovë

Vetëvendosje e mohon se aktivistë të saj kanë sulmuar me vezë kandidatin e LDK-së në Prishtinë!

Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.

Rama u sulmua me vezë nga disa persona në një shkollë në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.

“Reagim ndaj lajmit të rremë”, thuhet në njoftim.

“Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, përfundon njoftimi.

COMMENTS