fbpx

Veteranët paralajmërojnë mobilizim për protesta nëse nuk përfshihen në pagë minimale: “Rrini gati”

HomeLajmeKosovë

Veteranët paralajmërojnë mobilizim për protesta nëse nuk përfshihen në pagë minimale: “Rrini gati”

Nënkryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka njoftuar se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare po kërkojnë protesta, në rast të mos përfshirjes së tyre në projektligjin e pagës minimale.

Klinaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se në të njëjtin rrjet social po merr mesazhe nga veteranët për protesta, duke kërkuar mobilizim nga ana e tyre në rast të mos-përfshirjes në projektlig.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë”, bëri të ditur ai.

“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka thënë më tej Klinaku.

Ai ka thënë se do të shfrytëzojnë edhe instancat ligjore në rast se ndodh mos-përfshirja e tyre në projektligj.

Projektligji për çështjen e pagës minimale sot u hodh në votim në Kuvend, por nuk pati votat e duhura që të kalojë. Njëri nga ata që nuk pranuan të votonin për këtë projektligj ishte deputeti i mazhorancës, Fatmir Humolli. I njëjti tha se këtë e bëri për shkak të, siç e quajti ai, mosrespektit ndaj veteranëve.

“Arsyeja mosrespektimi i veteranëve të luftës”, deklaroi ai./Lajmi.net

COMMENTS