fbpx

Vetëm dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit, japonezët dalin në zgjedhje

HomeLajmeBota

Vetëm dy ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit, japonezët dalin në zgjedhje

Në Japoni sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, e po vlerësohet se partia që është në pushtet – ajo e demokratëve liberalë, do të mund të fitonte mbështetjen e shumicës pas atentatit mbi ish-kryeministrin Shinzo Abe.

Ish-kryeministri japonez u vra të premten në qytetin Nara, gjatë një bisede që po e zhvillonte gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme, dalja në zgjedhjet lokale deri në ora 11 është për 9.7 për qind më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.

Qendrat e votimit do të mbyllen në Japoni në ora 20:00, dhe shpejtë pritet të kumtohen rezultatet e anketave të realizuaras në terren.

Anketat para se të kryhej atentati mbi Aben tregonin mbështetje të madhe për bllokun e partive që janë në pushtet në krye me kryeministrin Fumio Kishida që ishte i afërt me Aben.

COMMENTS

x