Connect with us

Kosovë

Vetëm drejtësia e reformuar mund ta luftojë në rrënjë tradhtinë, paturpësinë, korrupsionin dhe hajninë!

Publikuar

me

Nga Rexhep Torte

Qeveria e Albin Kurtit duhet sa më shpejt dhe intensivisht të punojë në reforminin e drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë nëpërmjet Vetingut.

Vetëm drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia e reformuar mund ta luftojë në rrënjë tradhtinë, paturpësinë, korrupsionin, hajninë dhe pasurimin e jashtëligjshëm, duke i nxjerrë para ligjit keqqeverisësit dhe të korruptuarit që ta marrin dënimin e merituar.

Vetëm në këtë mënyrë pasuria e vjedhur mund t’i kthehet popullit, duke ndërtuar fabrika dhe duke hapur vende të reja pune.

Vetëm në këtë mënyrë rinisë kosovare do t’i kthehet shpresa për të qëndruar dhe jetuar në vëndlindjen e tyre Kosovë, ndryshe Kosova do të boshatisët nga emingrimi i madh sot, por dhe në 21 vitet e kaluara.

Tradhtia, paturpësia dhe hajnia s’kanë kufi, s’kanë të ngopur, s’kanë fund. Këto janë tri të ligat më shkatërruese dhe më tmerruese që po e godasin parreshtur kombin tonë heroik, fisnik, trim e bujar.

Protagonistë të tradhtisë, paturpësisë dhe hajnisë janë pak në numër, po janë ushunjëza që popullit të shumëvuajtur në Kosovë janë duke ia pi gjakun gjer në pikën e fundit, sepse nuk ngopen kurrë.

Tradhtarët, të paturpshmit dhe hajnat janë mendërisht dhe shpirtërisht të sëmurë, pa dinjitet, pa moral dhe pa karakter.

Reklama