fbpx

Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”

HomeLajmeKosovë

Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”

Nëpër të gjitha komunat e Kosovës deri sot janë vetëm 12 automjete nga targat ilegale janë regjistruar me targa “RKS”. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se qytetarët në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Aleksandar Vuçiq.

Kur kanë mbetur edhe 15 ditë nga përfundimi i afatit vetëm 12 automjete me targa ilegale janë regjistruar me “RKS”. Kjo shifër e ulët sipas Ministrisë së Brendshme është rezultat i frikësimit që Serbia po zbaton mbi serbët lokalë në Kosovë. Një ndër rastet që përmend MPB-ja është ai para disa ditësh kur një rreshteri të Policisë në Leposaviq i është djegur vetura e posa-regjistruar në RKS.

“‘Prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot janë regjistruar 12 automjete me targa legale RKS nga targat ilegale. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme.

Nga Regjioni 06 – kemi 4 automjete

Nga Regjioni 02- kemi 4 automjete

Nga Regjioni 04 – kemi 2 automjete dhe

Nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete.

Qytetarët tanë në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Vuçiq e të cilët kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve tanë në veri. Thirrjet për mosregjistrim të veturave nga ana e Vucic që i’u bën qytetarëve tanë në veri i konsiderojmë si ftesë për luftim të rendit, ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.