Veshur me anti-plumb, asnjë hap pa veturë, pse gjithë këto masa sigurie për Ramën?

HomeLajmeVendore

Veshur me anti-plumb, asnjë hap pa veturë, pse gjithë këto masa sigurie për Ramën?

Masat e sigurisë për kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, po aplikohen në nivelin maksimal, si anjëherë më parë gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë. Por pse po ndodhë kjo?

Kryeministri Edi Rama po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, për të takuar të gjithë liderët politik kosovar, pas aktakuzës që Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizite të Ramës janë duke u aplikuar masat maksimale të sigurisë. Rama që nga arritja në Prishtinë, dhe fillimi i agjendës së tij të takimeve, është parë të e mbajë në trup jelekun anti-plumb. Gazeta Online Reporteri.net, ka arritur të sigurojë edhe fotografi ku ekipet e tij të sigurisë, shihen të nxjerrin nga vetura jelekun anti-plumb, për të ja dërguar kryeministrit në dhomën e tij në hotelin Swiss Diamond që ta veshë para se të fillojë agjendën e takimeve.

Përveç kësaj, kryeministri Rama nga takimi në takim, asnjëherë nuk është parë të lëviz këmbë nëpër Prishtinë, edhe nëse zyrat e zyrtarëve kosovarë kanë qenë fare afër njëra-tjetrës.

Loading...