Çdoherë kënaqësi e nder i veçantë të jesh në mesin e banorëve të fshatrave Nikoliq e Vlahën e të Hasit në përgjithësi.
KadriVeseli tha se dikur rrugë të furnizimit të UÇK-së, ku të rinjtë i shtuan radhët e saj, e ku shumë shtëpitë u shndërruan në baza të fuqishme të luftës çlirimtare.
E në fotografinë e postuar nga vet kreu i PDK-së shihet qartë mosrespektimi i distancës fizike.
“Në shenjë falënderimi, zbuluam pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën”, tha Veseli.
Ai shtoi se është gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira.
“Hasi, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë e martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.
COMMENTS