fbpx
HomeKosovë

Vershimet dëmtuan rëndë infrastrukturën e disa fshatrarave të komunës së Dragashit, pamje nga fshati Blaç (foto)

Mbrëmë komuna e Dragashit u ballafaqua me vershimet të mëdha, që nuk mbahen në mend të kenë ndodhur që nga pas lufta në këtë komunë.

Më të prekura nga vershimet ishin fshatrat e opojës, e veçanerisht fshatrat Blaç, Zaplluzhe dhe Bresanë, të cilat edhe kanë lumenjtë të cilët kalojnë në mes të fshatrave, e të cilët kanë dalur nga shtrati i tyre me ç’rast kanë shkaktuar përmbytje.

Fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz, mirëpo dëmet ne infrastrukturë dhe bujqësi janë të mëdha.

Më poshtë gjeni disa forografi ku shihen pasojat që kanë lënë vershimet e mbrëmshme në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

COMMENTS

x