fbpx

“Vendimi i Haradinajt i bazuar në konflikt interesi”, thotë Kurti pasi uli pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

HomeLajmeKosovë

“Vendimi i Haradinajt i bazuar në konflikt interesi”, thotë Kurti pasi uli pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Facebook për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në fund të postimit, ai e ka përmendur edhe vendimin për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, dukë thënë se vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte i bazuar në konflikt interesi.

“Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Qeveria Haradinaj më 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit që automatikisht preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Qeveria Kurti 1 atë kohë kishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën.

Postimi i plotë:

Mbledhja e 109-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e programit tonë Qeverisës. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të hollësishme, morëm hapa konkret në realizim të kësaj reforme, duke miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhamë pajtushmërinë tonë për nismën e Kuvendit për Projektligjin që trajton dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe atë në baza gjinore. Miratuam edhe Protokollin Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale.

Për punësimin e të rinjve e të rejave, aprovuam Planin e Zbatimit të Garancisë Rinore.