fbpx

Vendet e BE-së arrijnë marrëveshje për shkurtimet emergjente të gazit për këtë dimër

HomeLajmeBota

Vendet e BE-së arrijnë marrëveshje për shkurtimet emergjente të gazit për këtë dimër

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një rregullore emergjente për të frenuar përdorimin e tyre të gazit këtë dimër, ndërsa Evropa përgatitet për një dimër me furnizime të pasigurta nga Rusia.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur! Ministrat kanë arritur një marrëveshje politike për reduktimin e kërkesës për gaz përpara dimrit të ardhshëm”, shkroi Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së, në një postim në Twitter.

Sipas marrëveshjes, vendet do të ulin vullnetarisht përdorimin e gazit me 15 përqind nga gushti deri në mars.

Shkurtimet mund të bëhen të detyrueshme në një emergjencë të furnizimit, por vendet ranë dakord të përjashtonin shumë vende dhe industri pasi disa qeveri kundërshtuan propozimin origjinal të BE-së për të vendosur një ulje detyruese prej 15 për qind për çdo vend.

COMMENTS

x