Connect with us

Kosovë

Vëllezërit llapjanë i shkojnë dhëndrit në shtëpi, e sulmojnë atë dhe motrën e tyre në Prizren

Published

on

Tre vëllezër nga Podujeva në ditën e parë të vitit 2022 e morën rrugën për Prizren, për t’ia mësyer motrës së tyre dhe burrit të saj, të cilët i sulmuan në shtëpinë e tyre. Gazeta Sinjali ka marrë informacione se si ndodhi rasti dhe ju sjellë detaje.

Vëllezërit e dyshuar rreth orëve të mëngjesit mbërritën në shtëpinë e dhëndrit dhe të motrës së tyre, në rrugën “Marie Shllaku” të Prizrenit, por jo për të festuar.

Një mosmarrëveshje mes miqve dhe dhëndrit në shtëpinë e këtyre të fundit eskaloi deri në sulm. Vëllezërit nga Llapi sulmuan motrën dhe burrin e saj.

Kur të dyshuarit kishin “kryer” punën e tyre, u larguan. Dhunën që pësuan në shtëpinë e tyre, gruaja me burrin e saj e denoncuan në Polici.

Pasi viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve, Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarit, por të njëjtit sipas burimeve të Sinjalit nuk janë përgjigjur.

Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e sulmit që përjetuan në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, prokurori kujdestar ka marrë vendim që rasti të hapet si “lëndim i lehtë trupor”./GazetaSinjali

Advertisement
Comments