Vdes një person pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”

HomeLajmeKosovë

Vdes një person pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka vdekur pasi është vetaksidentuar me kamion mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45, në autostradën “Arbër Xhaferi”, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

COMMENTS

x