Kosovë
Vdes një person në Prishtinë pasi që hidhet nga kati i 12-të i një ndërtese
Një person ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhur nga kati i 12-të i një ndërtese në Rrugën B në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orë 03:00 të mesnatës, ndërsa Policia e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
