fbpx

Vdes në motel një burrë nga Vushtrria

HomeLajmeKosovë

Vdes në motel një burrë nga Vushtrria

Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se është raportuar për gjetjen e një personi pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”,thuhet në njoftimin për media.

Por edhe pse nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë, Prokuroria ka nisur hetimet në lidhej me këtë rast, pasi që burri në fjalë njoftohet të ketë ketë vdekur në një motel.

Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kishin arritur njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor ku edhe janë bërë ekzaminimet vitale dhe është konstatuar vdekja e personit në fjalë.

Duhet përkujtuar që gjatë viteve të fundit të shpeshta kanë qenë rastet e vdekjeve në motele të ndryshme të vendit./Lajmi.net