fbpx

Vdes në Emergjencë qytetari që u shpëtua në rrugë nga një doktor

HomeLajmeKosovë

Vdes në Emergjencë qytetari që u shpëtua në rrugë nga një doktor

Mjeku Shpejtim Aliu, sot herët në mëngjes intervenoi në një rast ku një burrë ishte pa shenja jete në rrugën “Hilmi Rakovica” përball Postës së Vogël, në Prishtinë.

Aliu deklaroi se kishte arritur t’ia kthente shenjat vitale të jetës.

Por, i njëjti nuk kishte arritur të mbijetonte.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente, Avdush Bajgora, tha për Klankosova se pacienti ka vdekur.

Bajgora tha se burri ka arritur në emergjencë pa shenja jete.

x