Vdekje e dyshimtë afër lumit Sitnica

0 minutes, 27 seconds Read

Sot rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Publikime te ngjashme