fbpx

Vazhdon operacioni “Gropa”, kapen edhe 50kg drogë, më herët ishin konfiskuar edhe 67kg të tjerë

HomeLajmeKosovë

Vazhdon operacioni “Gropa”, kapen edhe 50kg drogë, më herët ishin konfiskuar edhe 67kg të tjerë

Operacioni “Gropa” i realizuar muaj më parë kishte vënë në pranga 15 persona dhe ishin konfiskuar 67.71  kg heroinë, ndërsa tani pas hetimeve intensive u zbuluan dhe konfiskuan edhe mbi 50 kg  të tjera të llojit heroinë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se  drejtoria e antidrogës  njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 gjatë realizimit të operacionit të koduar “GROPA”  kishte arrestuar 15 persona të dyshuar prej tyre 6 shtetas turq dhe 9 shtetas kosovar, si dhe kishte konfiskuar 67.71  kg narkotikë të llojit Heroinë.

Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi (50 kg) substancë bazë e Heroinës ( e papërpunuar ) fshihej nga të dyshuarit.

“Lidhur me këtë, DHTN Ferizaj si rezultat i angazhimeve dhe analizimit të të gjitha të dhënave, përfshirë masat e fshehta dhe veprimet hetimore në teren, më 30.08.2022, ka vënë në zbatim planin taktik, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku   nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë”, njofton policia.

“Thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022, në operacionin e koduar “GROPA”. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT  ( bazë e Heroinës) .

Në cilësinë të provave materiale, janë konfiskuar: Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur , ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg. Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë (bazë e Heroinës ), me peshë 25.50 kg”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

x